28. qershor. 2017. | 10:04


EVENTE RRJETËZUESE NDËRMJET SHOQËRISË CIVILE DHE INSTITUCIONEVE QEVERITARE



Të hënën, më 29 maj, OJQ AKTIV dhe Fondacioni Pontis nga Bratisllava organizuan një event me qëllim të rrjetëzimit ndërmjet OJQ-ve të veriut të Kosovës dhe Think Tankeve dhe OJQ-ve në Prishtinë. Ky event u bashkëorganizua me Asociacionin e Politikave të Jashtme Sllovake dhe Institutin për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – IDCSI, si pjesë e projektit "Shoqëri Civile Aktive - Fondi Sllovak Ballkanik i Politikave Publike në Kosovën Veriore" financuar nga SlovakAID.

Temë e eventit ishte bashkëpunimi i OSHC-ve me institucionet qeveritare në nivel lokal dhe qendror dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet OJQ-ve që operojnë dhe janë me përvojë në Prishtinë dhe OSHC-ve në veri të Kosovës.

Përveç shtatë organizatave nga veriu i Kosovës dhe dy partnerëve nga Sllovakia, pjesëmarrës në eventin e rrjetëzimit në Prishtinë ishin dhe përfaqësuesit e OJQ-ve dhe Think Tank-eve nga Prishtina:

Visar Rushiti, Analist i Politikave, Instituti për Studime të Avancuara - GAP

Teuta Hoxha, Drejtoreshë Ekzekutive, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut

Valdete Idrizi, Drejtoreshë Ekzekutive, Platforma CiviKos

Jeta Krasniqi, Menaxhere e Projektit, Instituti Demokratik i Kosovës

Konkluzion kryesor i eventit ishte pjesëmarrja e pamjaftueshme e OSHC-ve nga veriu i Kosovës në proceset legjislative në Kosovë. Si vazhdim i këtij aktiviteti, një ngjarje e dytë e rrjetëzimit u organizua më 27 qershor ndërmjet institucioneve qeveritare të Kosovës dhe OSHC-ve. Folës në këtë event ishin:

Shqipe Krasniqi, Zyrtare e Kuvendit të Kosovës përgjegjëse për bashkëpunim me OSHC-të

Sanja Vukovic, përfaqësuese e Këshillit Konsultativ për Komunitete

Znj. Krasniqi dhe Znj. Vukovic prezantuan institucionet e tyre përkatëse dhe u shpjeguan pjesëmarrësve se si të regjistrohen për bashkëpunim me Kuvendin dhe si të akreditohen për pjesëmarrje në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

"Shoqëri Civile Aktive - Fondi Sllovak Ballkanik i Politikave Publike në Kosovën Veriore" u implementua nga marsi i vitit 2016, gjatë të cilës period 2 OJQ, 1 grup joformal dhe 1 hulumtues u mbështetën në iniciativat e tyre hulumtuese dhe avokuese.