20. qershor. 2018. | 03:53


MSC: çështja e kosovës të zgjidhjet me pako të dyfishtë



Një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pa njohjen e Kosovës, paraqet një konflikt të ngrirë, konsideron aktivisti civil Lubisha Mijaçiq. Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës për Paqe dhe Tolerancë, Nenad Maksimoviq, thotë se nuk ka zgjidhje për çështjen e statusit të Kosovës, por ka procedurë të zgjidhjes.

Mijaçiq thotë se po shkohet drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se kjo marrëveshje, sipas vlerësimit të tij, pa njohje të Kosovës, paraqet konflikt të ngrirë.

“Sepse nëse nuk ka njohje, çfarë afirmimi mund të ketë Kosova? Pastaj ne edhe më tutje jemi ai guri i pengesës dhe kolateral ndaj të cilit shteti i Kosovës do të vazhdoj të bëjë atë çfarë bën sot. Niveli i diskriminimit vetëm do të rritet, niveli i kthimit të personave të zhvendosur tashmë ka një tendencë negative, kështu që kjo marrëveshje gjithëpërfshirëse, pavarësisht si është projektuar dhe e konceptuar, personalisht konsideroj se nuk ofron asgjë për shoqërinë kosovare", - thotë ai.

Mijaçiq konsideron se Kosova nuk ka kurrfarë perspektive evropiane, në këtë kontekst përmend disa raporte dhe thekson se në vitin 2035 Kosova nuk do të jetë as në prag të negociatave dhe me kapituj të hapur, që, siç thotë, nuk do të thotë absolutisht asgjë, sepse nuk ka negociata për anëtarësim në BE.

“Unë mendoj se presioni mbi të gjitha është mbi elitën e Kosovës, për t'i shpjeguar popullit të vet se pa kompromis me Serbinë ata nuk mund të lëvizin askund dhe se stagnimi është i garantuar për njëzet vitet e ardhshme. A dëshiron elita serbe të marrë përsipër këtë momentum - tregimi i kompromisit pra nuk është mantrë cila zgjidhje, por ajo e kompromisit. Mua më pëlqen, fokusi është në anën e arritjes së një marrëveshjeje dhe unë e dëshiroj një zgjidhje brenda një viti"- thotë Mijaçiq.

Nga ana tjetër, drejtori i OJQ-së “Qendra për Paqe dhe Tolerancë”, Nenad Maksimoviq, thekson se ne së pari duhet të lexojmë e jo të dëgjojmë dhe se nënshkrimi i një marrëveshjeje ligjërisht detyruese midis Kosovës dhe Serbisë është pjesë e bisedimeve të para-anëtarësimit të Serbisë me BE-në.

“Në vitin 2013 është hartuar korniza negociuese dhe nënshkrimi i marrëveshjes ishte i paraparë me këtë kornizë negociuese dhe nuk ka vend për hamendje se prej nga erdh kjo tani dhe si përnjëherë. Rrallë bie dakord me politikanët, por do të pajtohem me njërin, i cili në një moment kishte thënë se nuk ka zgjidhje për statusin e Kosovës, por që ka procedurë të zgjidhjes" - thotë Maksimoviq.

Nënshkrimi i marrëveshjes dhe përcaktimi i disa linjave në marrëdhëniet me Kosovën, me shqiptarët, brenda linjave serbe nuk zgjidh jo normalitetin e jetës, konsideron Maksimoviq dhe paralajmëron se në fund të fundit, jeta e një njeriu në Kllokot, Graçanicë, Ranillug nuk do të ndryshojë ... sepse njerëzit do të vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj problemeve të njëjta.

“Duhet t’i zgjidhim problemet. Kur flasim për dialogun, duhet të dallojmë pakon e dyfishtë, një i referohet rregullimit institucional të marrëdhënieve mes Serbisë qendrore dhe Kosovës, ndërsa pako e dytë i referohet rregullimit institucional të jetës së serbëve në Kosovë dhe marrëdhëniet e tyre me institucionet qendrore të Kosovës dhe lidhjet me Serbinë ", - thekson Maksimoviq.

Këto janë dy gjëra të veçanta që bashkohen dhe zgjidhja e vetëm njërës pako pa tjetrën do të rregullojë disa marrëdhënie, por nuk do të përmirësojë jetën tonë ndërsa mendoj se duhet të punojmë më shumë në këtë, beson Maksimoviq.

Maksimoviq dhe Mijaçiq morën pjesë në debatin "Monologu i brendshëm", i iniciuar dhe organizuar nga "Aktiv" në Mitrovicën e Veriut me qëllim të ofrimit të hapësirës një spektri më të gjerë njerëzish, ekspertësh dhe liderësh nga komuniteti për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi çështjet që ndikojnë në ruajtjen e komunitetit serb në Kosovë.

Kjo iniciativë e nisur nga OJQ "Aktiv" do të rezultojë me një raport që përmbledh dhe analizon pohimet e pjesëmarrësve në dialog dhe në formë të rekomandimeve i referon ato vendimmarrësve në Beograd, Prishtinë dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Në debat u fol edhe për problemin e largimit të të rinjve nga Kosova, e sipas vlerësimit të Mijaçiqit, të rinjtë largohen sepse nuk ekzistojnë mundësi afatgjata për aftësimin dhe zhvillimin e tyre.

“Por kjo pjesërisht mund të konsiderohet faj i elitës lokale që nuk ia lejon këtë, por në masën më të madhe, jam gjithnjë e më i sigurt se të rinjtë janë përgjegjës për këtë sepse ata nuk tregojnë gatishmëri për të qenë produktivë për të dëshmuar se investojnë kohën dhe energjinë e tyre për të bindur dikë se ata kanë një vlerë"- shton ai.

Mijaçiq thotë se a priori të rinjtë vetës i vendosin vetës qëllimin për t’u larguar nga këtu.

“A mund të mbesin këtu? Natyrisht se munden. Ka resurse dhe mundësi të tilla këtu, ka mundësi shumë më të mëdha për zhvillim individual se kudo tjetër"- është i bindur Mijaçiq.

Maksimoviq thotë se jeta në geto nuk është normale dhe kujton se tani është rritur gjenerata e cila kurrë nuk ka jetuar një jetë normale dhe se problemi i thellë, i cili për fat të keq nuk po vërehet, është mungesa e një vlere referuese për normalitetin.

“Nëse vlera jonë referuese është e rrënjosur në vendin ku të rinjtë jetojnë, atëherë është krejtësisht normale që ne të udhëtojmë me frikë nga Graçanica në Serbi qendrore dhe kur kalojmë Merdarën të lajmërojmë të afërmit se “Kemi kaluar"- një frikë psikologjike. Është krejt normale që institucionet e sistemit të diskriminojnë dhe nuk është aspak e pazakontë se si serb të trajtohesh ndryshe nga institucionet. Ne kemi ndalur së kushtuari vëmendje këtyre. Fakti që kemi ndaluari së kushtuari vëmendje dhe se kemi ndalur luftën për normalitetin e jetës e cila i takon çdo qenieje të gjallë në botë, ndikon tek të rinjtë që nuk mund ta mbajnë atë peshë", - shpjegon Maksimoviq.

Maksimoviq konsideron pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës si skizofrenë, sepse, ai thotë, serbët po marrin pjesë në institucione dhe bojkotojnë institucionet, ndërsa më së shpeshti këtë e bëjnë në të njëjtën kohë.

“Kjo qasje skizofrenike thjesht ndikon në jo efektivitetin e serbëve në Kosovë, të cilët thjesht janë një faktor margjinal, i parëndësishëm politik. Konsideroj se përveç rrethit të njerëzve që janë të afërt me struktura politike në sistem, popullata nuk ka ndjerë ndonjë përfitim substancial nga pjesëmarrja e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është një dëm i madh", - thekson Maksimoviq.

Parimi partokratik dhe parimi i përzgjedhjes negative, veçanërisht i frymëzuar nga kultivimi i tij të gjitha këto vite në Kosovë, i ka mohuar një rrethi më të gjerë të njerëzve të angazhohen aktivisht në jetën politike dhe publike, vlerëson Maksimoviq.

“Më lejoni të jem paksa cinik. Kjo nuk mund të ekzistojë ndryshe në këtë moment dhe nuk mund të jetë ndryshe", thotë Lubisha Mijaçiq, duke iu referuar çështjes së pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës.

“Nëse e shohim këtë thjeshtë me gjuhën e numrave, nëse Lista Serbe nuk do të ishte unike, e të ktheheshim në kohën e koalicionit Kthimi, ku ka pasur mosmarrëveshje ... Në këtë moment vet qëllimi i pjesëmarrjes së serbëve është, jo ta mbështjellim këtë me celofan dhe në esencë qeveria serbe është e ulur në Qeverinë e Kosovës. Tani ne mund ta dënojmë këtë ose mund ta festojmë, kushdo sido qoftë, varësisht nga këndvështrimi qe merrni, por për momentin është e palogjikshme të ketë çfarëdo tjetër përveç kësaj, ky është mendimi im ", - thotë Mijaçiq.

Debati u zhvillua në Klubin Social të Mitrovicës, ndërsa u fol edhe për sigurinë, kthimin e të zhvendosurve, paralajmërimeve për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe çështje të tjera aktuale.