2. tetor. 2019. | 03:08


MSC: Interesat e komunitetit serb të Kosovës injorohen në programet zgjedhore



Zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit, si dhe nevoja për kthim në nivelin teknik të dialogut, i cili trajtoi problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës, krahas bisedimeve politike të nivelit të lartë për statusin e Kosovës brenda kornizës së dialogut në Bruksel, duhet të janë bërë baza kryesore e programeve parazgjedhore të të gjitha subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë që do të zhvillohen më 6 tetor – ky ishte mesazhi kryesor i përcjellë gjatë debatit ” A është bashkësia serbe pjesë e programeve të partive ‘ ‘, e cila u organizua mbrëmë në Mitrovicën e Veriut.

Analistët politikë Nenad Radosavljević dhe Albinot Maloku kanë deklaruar se interesat e komunitetit serb të Kosovës nuk ishin përfaqësuar në mënyrë të duhur në programet politike të të gjitha opsioneve politike që vijnë nga ky komunitet (të paktën ato të paraqitura nga fillimi i fushatës zgjedhore), nëse ndonjë prej partive ka të dalë në të vërtetë me një program politik konkret. Për më tepër, ata kanë theksuar se programet e partive politike me prejardhje shqiptare të Kosovës as nuk kanë konsidideruar  adresimin e nevojave të komunitetit serb të Kosovës.

Panelistët kanë ndarë mendimet e tyre në lidhje me respektimin e pozitës së qytetarëve si votues. Në këtë drejtim, panelistët kanë theksuar se gjatë periudhës parazgjedhore, politikat e përgjithshme të subjekteve politike kanë funksionuar me qëllim të promovimit të popullaritetit të përditshëm të përfaqësuesve politikë, ndërsa interesat e njerëzve të thjeshtë, veçanërisht ato që i përkasin komunitetit serb, janë marrë parasysh në një masë më të vogël, për mos të thënë aspak. Kur u pyet për të komentuar mbi ndryshimet e mundshme që mund të sillen pas zgjedhjeve, Radosavljević tha se ai nuk pret ndonjë ndryshim drastik në favor të përmirësimit të pozitës së komunitetit serb. Nga ana tjetër, Maloku deklaroi se patjetër që do të ketë ndryshime në skenën politike shqiptare të Kosovës, e cila nuk do të jetë rasti kur bëhet fjalë për përfaqësuesit politikë të komunitetit serb të Kosovës në nivelin më të lartë politik. Të dy panelistët janë pajtuar që befasitë ose ndërrimet e mundshme duhet të priten, pasi këta përfaqësues, duke gjykuar me vendimet dhe politikat e tyre, përfshirë ruajtjen e pozitave (vendimmarrëse), ishin në të vërtetë të dobishme për Beogradin dhe Prishtinën.

Kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga BE, Radosavljević tha që dialogu në vetvete është i dobishëm dhe se përfaqësuesit e lartë të BE-së patjetër do të insistojnë në të. Sidoqoftë, është e rëndësishme për qytetarët, pa marrë prejardhjen e tyre etnike, që dialogu të ringritet në nivelin teknik, i cili rrjedhimisht do të merrej me çështje të përditshme, administrative që i takojnë më së shumti. Maloku shtoi se do të ishte me rëndësi të madhe nëse ky lloj negociimi do të udhëhiqej nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe serbët që jetojnë në Kosovë, për shkak të njohjeve që ata kanë në lidhje me situatën në nivelin lokal.