18. shtator. 2020. | 12:29


Debati i MSC: ,,Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës: Një Trekëndësh i dykuptimësisë konstruktive”



OJQ Aktiv ka kënaqësinë t'ju ftojë në webinarin e Klubit social të Mitrovicës të quajtur, Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës: Një trekëndësh i dykuptimësisë konstruktive. Temat e webinarit do të jenë bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Uashington dhe Bruksel, me një përmbledhje të marrëveshjeve të arritura, implikimet e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të SHBA-së në rajon dhe mundësitë për përparimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Webinari do të mbahet me datë 23 shtator me fillim nga ora 16:00.

Panelistët do të jenë:

  • Daniel Server, analist politik nga Washington, D.C.
  • Florian Bieber, analist politik dhe historian nga Luksemburgu.

Linkun në të cilin do të transmetohet webinari mund ta merrni duke u regjistruar në e-mail office@ngoaktiv.org.

Përveç mundësisë për të dëgjuar opinionet e panelistëve, audienca do të ketë gjithashtu mundësinë t'u parashtrojë folësve pyetje ose të ndajë pikëpamjet e tyre mbi temën e webinarit.

Diskutimi do të zhvillohet në gjuhën angleze, ndërsa do të ofrohet përkthim në gjuhën serbe dhe shqipe.

Mbështetur nga KFOS