11. korrik. 2018. | 08:59


Pjesëtarë të "Empirika" në Graçanicë rreth aktiviteteve dhe qëllimeve



Graçanicë - Përfaqësuesit e dhjetë organizatave joqeveritare serbe ranë dakord dje në një takim në Graçanicë dhe nënshkruan një dokument që përcakton qëllimet, parimet organizative dhe funksionimin e platformës së avokimit - "Empirika".

Ky dokument synon të përcaktojë parimet themelore të punës për platformën e avokimit "Empirika" dhe të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e organizatave anëtare.

Dokumenti nuk përfaqëson një kontratë ligjërisht të detyrueshme por ofron një kornizë të praktikave të mira në procesin e avokimit dhe rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet organizatave në nismat e natyrës joformale.

“Empirika" është një nismë avokuese e organizatave të shoqërisë civile që përfaqësojnë interesat e komunitetit serb në Kosovë, me mandat për të avokuar para vendimmarrësve në nivel lokal dhe qendror në Kosovë për zgjidhje ligjore dhe praktike në fushën e të drejtave civile dhe njerëzore të garantuara me ligj për komunitetet joshumicë në Kosovë.

Organizatat anëtare të kësaj iniciative janë Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike - ACDC, Qendra Humane Mitrovicë, Klubi Edukativ Rinor Sinergjia, Komunikimi për Zhvillimin e Shoqërisë - CSD, Radio Kontakt Plus, Rrjeti për Aktivizim Civil - MGA, Qendra për të Drejtat e Pakicave - CRMC, Forumi për zhvillim dhe bashkëpunim multietnik - FDMC, Domovik dhe Aktiv.

Nisma e avokimit "Empirika" përfaqëson bashkim joformal të disa organizatave të shoqërisë civile për ndërmarrjen e veprimeve avokuese që synojnë arritjen e ndryshimeve pozitive shoqërore.