24. gusht. 2019. | 02:14


DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS, Hoçë e Madhe, 29.08.



Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në emër të OJQ-së Aktiv dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës në një diskutim ku do të synojm të sigurojmë informata relevante rreth mandatit dhe funksionimit të Dhomave të Specializuara, të vendosim bazat për dialog të mëtejshëm dhe të forcojmë komunikimin ndërmjet dy-palëve.

Dhomat e Specializuara kanë mandat dhe juridiksion specifik, përkatësisht për krime të caktuara kundër njerëzimit, krime lufte dhe akte të tjera kriminale të përcaktuara me ligjin e Kosovës, që kanë ndodhur ndërmjet viteve 1998 dhe 2000. Diskutimi do të fokusohet në këtë mandat dhe në pjesëmarrjen e viktimave të këtyre krimeve në procedurat ligjore. Ju lutem vini re se Zyra e Prokurorisë Speciale është institucion i ndarë nga Dhomat e Specializuara dhe për këtë arsye hetimet dhe paditë nuk do të diskutohen gjatë tryezës. Sidoqoftë, pjesëmarrësit inkurajohen që të marrin pjesë aktivisht në diskutim dhe të japin komente dhe sugjerime konstruktive.

Diskutimi do të mbahet më 29 qusht 2019 në Shtëpia e kulturës në Hoçë e Madhe dhe do të zgjasë nga ora 10:30 deri në orën 12:30. Pas përfundimit të organizimit, do të ofrohen pije.

Ju lutemi që të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 28 gusht në e-mailin: office@ngoaktiv.org ose na kontaktoni në: +38163 80 50 423 ose +383 49 232 607.