16. qershor. 2021. | 09:08


Serbët e Kosovës në procesin e dialogut



Ky hulumtim synon të plotësojë njërin nga aspektet e temave kërkimore në kuadër të projektit OPEN, i cili ka për qëllim të masë se sa është i hapur komuniteti serb të Kosovës. Hulumtimi do të përqendrohet në dimensione të ndryshme të dialogut, d.m.th. në procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, me theks të veçantë në ndikimin dhe pasojat praktike që pati në këtë komunitet jo-shumicë.

Më saktësisht, ky hulumtim do të përpiqet të identifikojë avantazhet dhe disavantazhet e vetë procesit nga perspektiva e komunitetit serb, dhe në dritën e marrëdhënieve bashkëkohore politike, ekonomike, kulturore dhe ndëretnike në Kosovë, si dhe dialogut midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës. Në këtë kontekst, me një qasje gjithëpërfshirëse të hulumtimit dhe metodave do të ofrohet një pasqyrë e perceptimeve të pjesëtarëve të komunitetit serb të Kosovës në lidhje me gjithëpërfshirjen, efektivitetin, transparencën dhe të ardhmen e procesit të dialogut. Gjithëpërfshirja e qasjes bazohet në faktin se nevojiten kërkime të hollësishme dhe relevante, të cilat do të bëhen pika fillestare për identifikimin dhe hartëzimin e qëndrimeve dhe nevojave kryesore të këtij komuniteti. Rezultatet e hulumtimit do të tregonin si rrjedhojë faktorët kryesorë dhe dimensionet e procesit të dialogut të cilit vendimmarrësit duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë, veçanërisht ata që krijojnë strategji dhe politika të drejtuara kah marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit. Përveç krijimit të një baze për të ndikuar në vendimmarrje, studimi do të synojë gjithashtu të informojë publikun e gjerë për nevojat e komunitetit serb të Kosovës dhe të shohë rolin e tyre në procesin e dialogut, pra, normalizimin e marrëdhënieve.

Botues: KFOS

Për botuesin: OJQ AKTIV, FDMC

Autorët: Igor Markoviq, Boban Simiq

Serbët e Kosovës në procesin e dialogut

Ky botim u realizua në kuadër të projektit OPEN të implementuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) në bashkëpunim me organizatat OJQ AKTIV dhe FDMC. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e KFOS.