23. korrik. 2019. | 02:52


Koalicioni i Kosovës për Pajtim – lansimi zyrtar



Me datën 11 korrik, 2019, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë u lansua zyrtarisht Koalicioni i Kosovës për Pajtim – KKP i përbërë nga katër organizata “Fondi për të Drejtën Humanitare”/Prishtinë, “Artpolis”/Prishtinë, “Aktiv”/Mitrovica e Veriut dhe “Documenta”/Zagreb. Ky koalicion është krijuar në kuadër të projektit “Transformimi i perceptimeve të konfliktit përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe të komunitetit në Kosovë” i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Qytetarët e Kosovës edhe 20 vite pas luftës ende kanë shumë brenga e shqetësime, pyetje që asnjëherë nuk marrin përgjigje, pasiguri, mungesë të mirëqenies së mirëfilltë e kjo vlen për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Koalicioni ka për qëllim angazhimin e komunitetit duke u fokusuar në të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen, si dhe arrijten e pajtimit dhe promovimin e diverzitetit kulturorë në Kosovë.

“Pajtimi ndërmjet etnive të ndryshme në Kosovë duhet të ndodhë përmes ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët brenda Kosovës” ndër të tjera u tha nga organizat themeluese të këtij kolaicioni. Në hapje të konferencës, zyrtari nga BE Stergios Tragoudas tha që procesi i pajtimit është mjaft sfidues, por që duhet ndjekur shembujt e shteteve anëtare të BE-së dhe mënyrën se si i kanë tejkaluar problemet. Për më tepër, ai e potencoi rëndësinë e pajtimit për BE-në, duke thënë se shtetet tjera anëtare i kanë trajtuar mosmarrëveshjet në bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet e ndryshme.

Në konferencën për lansimin e Koalicionit të Kosovës për Pajtim, përveç zyrtarit nga BE, Stergios Tragoudas, para mediave dhe pjesëmarrësve tjerë në konference, folën edhe: Bekim Blakaj – drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, Zana Hoxha - themeluese dhe drejtoreshë e OJQ - Artpolis dhe Miodrag Milićević – drejtor ekzekutiv i OJQ – Aktiv, panel I moderuar nga Kaltrina Shala - Menaxhere e projektit.

 

 

 

 

Lansimi i koalicionit u përcjell me një panel diskutimi “Pajtimi në Kosovë: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja – Diskutim rreth procesit të pajtimit në Kosovë si dhe sifdat dhe mundësitë nga perspektiva e mediave dhe artit. Panelistë kanë qenë përfaqësues të mediave, artit dhe akademisë: Adriatik Kelmendi – gazetar, Besa Luci – gazetare, Edis Galushi – gazetar, Darko Dimitrijević – gazetar, Alban Muja – artist. Të gjithë dhanë pikëpamjet e tyre dhe shembuj nga puna gazetareske dhe artistike, duke vënë në pah dallimet dhe ngjashmëritë e trajtimeve të problemeve nga mediat e ndryshme në Kosovë e Serbi.