13. maj. 2020. | 09:16


Komunikatë për shtyp në lidhje me problemet e komuniteteve jo-shumicë në zbatimin e pakos së masave për tejkalimin e pasojave ekonomike të virusit korona



Në lidhje me pakon e 15 masave të miratuara nga Qeveria e Kosovës për tejkalimin e pasojave ekonomike te shkaktuara nga pendemia e virusit korona dhe situatës në terren në mesin e komuniteteve jo-shumicë gjatë zbatimit të këtyre masave, OJQ AKTIV u bën thirrje institucioneve kompetente të sigurojnë zbatimin më të mirë të masave në mënyrë që ndihma të arrij tek ata që kanë nevojë më së shumti.

Që nga fillimi i situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia e virusit korona, OJQ AKTIV ka monitoruar për nga afër situatën në të gjithë Kosovën, duke i kushtuar vëmendje të veçantë situatës së komuniteteve jo-shumicë dhe të drejtave të tyre. Përveç monitorimit të rregullt të situatës, OJQ AKTIV ka themeluar një Grup qytetar për reagim të shpejtë të përbërë nga anëtarët e sektorit civil nga e gjithë Kosova. Me raportime të rregullta të këtij grupi janë identifikuar disa probleme që lidhen me zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës për tejkalimin e pasojave ekonomike të pandemisë.

Duke pasur parasysh vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e asistencës për personat e papunë (Masa 15), kemi vërejtur disa probleme të mundshme, të cilat janë marrë nga kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarë nga komunitetet jo-shumicë në të gjithë Kosovën. Përkatësisht, problemet më domethënëse u shfaqën për shkak të informimit jo adekuat të personave nga komunitetet jo-shumicë në lidhje me këto masa, të cilat kanë të bëjnë me sa vijon:

  • cilësia e dobët e informacionit në gjuhën serbe në faqet zyrtare të ministrive dhe agjencive;
  • vonesa dhe përkthimi i dobët i informacionit të shpërndarë në gjuhën serbe;
  • funksionimi i dobët ose mungesa e Zyrave të Punësimit në komunat me shumicë serbe;
  • shpjegime të ndërlikuara të procedurës që nuk janë unifikuar në një vend, një pjesë është në faqen e internetit të Agjencisë së Punësimit, dhe një pjesë tjetre në ueb faqen e Ministrisë së Financave dhe Transfereve;
  • kompleksiteti i procedurës, për faktin se përfituesit e mundshëm të kësaj asistence duhet t'iu adresohen dy institucioneve në Zyrën së Punësimit dhe Qendrën për Punë Sociale;

E gjithë kjo ka çuar në konfuzion të madh tek përfituesit e mundshëm të kësaj pakoje nga komuniteti jo-shumicë, e që çon në rrezik që ndihma të mos arrijë tek ata për të cilët është menduar dhe sigurisht për të cilët është më se e nevojshme.

OJQ Aktiv, si një organizatë me përgjegjësi shoqërore, ka ndërmarrë një qasje konstruktive ndaj problemit, duke konsideruar se nuk është koha të merremi me arsyet që çuan në problemet e lartpërmendura, por me mënyra për të tejkaluar këto probleme dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë që ndihma të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë për të. Për të tejkaluar këtë situatë, dhe të paktën pjesërisht për të lehtësuar këto probleme të cekura, u është dërguar një shkresë institucioneve përgjegjëse, Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agjencisë së Punësimit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Institucionit të Avokatit të Popullit (shkresa e dërguar me datë 08.05.2020), me propozim që institucionet kompetente të veprojnë si në vijim:

  • Qeveria e Kosovës duhet të konsiderojë zgjatjen e afatit të aplikimit, për së paku 7 ditë kalendarike, gjë që do të zvogëlonte problemin e vonesave të informacionit dhe funksionimit të dobët të sistemit. Kjo zgjatje e afatit nuk duhet të vonojë zbatimin e masave për ata që kanë aplikuar tashmë.
  • Të korrigjohet përkthimi në gjuhën serbe i formularëve që dorëzohen për këtë masë së asistencës, në të cilët, përveç të tjerash, fjala "polsotražioc" (punëkërkues) të zëvendësohet me termin "tražilac posla", etj. – Formularët, po ashtu duhet të plotësohen me informacion të shkruar dhe grafik për plotësimin e fushave të kërkuara. Në të njëjtën kohë, sugjerojmë që në mungesë të një e-mail adrese, por me fusha tjera të plotësuara, aplikacioni të trajtohet teknikisht i rregullt dhe në fund nëse personi plotëson kërkesat të merr ndihmën e nevojshme.
  • Të përditësohet ueb faqja https://aprk.rks-gov.net/sr-Latn-RS/Home/Index në pjesën që u referohet emrave të qyteteve dhe vendbanimeve në gjuhën serbe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Kosovë.
  • Të mënjanohen mangësitë në fushën që lidhen me regjistrimin e përdoruesve dhe zgjedhjen e njërit prej opsioneve që përcakton përkatësinë etnike të aplikuesit, duke shtuar komunitetin Goran, i cili mbase pa dashje ishte anashkaluar në procesin e dizajnimit të ueb faqes.
  • Procesi i vlerësimit të kërkesave të pranuara nga institucionet kompetente duhet të sigurojë një shkallë të caktuar fleksibiliteti në lidhje me shfaqjen e lëshimeve teknike të vogla, të cilat nuk ndikojnë në korrektësinë e kërkesës së parashtruar. Në këtë mënyrë, krijohen parakushte që kërkesa të tilla të përfituesve të mos refuzohen në procesin e realizimit të kësaj asistence për shkak të gabimeve teknike ose lëshimeve të vogla administrative. Në këtë drejtim, procedurat në një situatë të lirisë së kufizuar të lëvizjes në një masë të madhe kërkojnë nivelin e njohurive dixhitale të përdoruesve, si në marrjen e informacionit ashtu edhe gjatë aplikimit, kështu që përvoja e pamjaftueshme e njerëzve në aplikim online mund të çojë në gabime procedurale. Gjithashtu, cilësia e dobët e përkthimit mund të çojë në gabime teknike me rastin e kyçës në llogari për të cilat gabime përdoruesit nuk duhet të mbajnë përgjegjësi ose që për këto arsye të mos pranojnë asistencën.
  • Agjencia e Punësimit, Qendrat për Punë Sociale, Ministria e Financave dhe Transfertave dhe institucionet e tjera të përfshira në zbatimin e këtyre masave duhet t'i përmbahen Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, dhe se gjuha zyrtare në të cilën pala u drejtohet atyre të konsiderohet gjuha e procedurës dhe që të gjitha përgjigjet i dërgohen palës në gjuhën zyrtare që ajo përdor. Ky detyrim vlen për të gjitha format e korrespondencës, përfshirë edhe komunikimin me e-mail (postë elektronike). Sipas informacionit që ka AKTIV, nga e-mail pako15@rks-gov.net, përfituesve përgjigja iu është dërguar në gjuhën shqipe, përkundër faktit se kërkesa është parashtruar në gjuhën serbe.
  • Ne besojmë se ndihma e dedikuar për qytetarët është një nga prioritetet e Qeverisë në kohë krize, dhe me këtë rast bëjmë thirrje për përpjekje shtesë për të informuar qytetarët për këto masa me inicimin e një fushatë të fortë mediatike në nivelin qendror dhe lokal. Në këtë drejtim, propozojmë që të identifikohen të gjitha OJQ-të lokale në të gjitha rajonet e Kosovës që do të përfshihen, dhe me promovim në rrjetet e tyre sociale të japin një kontribut të drejtpërdrejtë në fushatën e informimit publik, sikurse që vepron edhe OJQ AKTIV me javë të tëra. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje institucioneve, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, si dhe mediave që të sqarojnë sa më qartë të gjitha procedurat në lidhje me masat e Qeverisë së Kosovës. AKTIV

Në këtë koment, është pothuajse e sigurt se pako e parashikuar e masave të Qeverisë së Kosovës - Masa 15 është më se e nevojshme për qytetarët e cenueshëm në të gjithë Kosovën, megjithatë, problemet e identifikuara mund të ndikojnë potencialisht që një numër i qytetarëve, për shkak të mangësive të vërejtura ose mungesës së informacionit, të mbetet i privuar nga asistenca afatshkurtër. Meqenëse nuk kishte asnjë reagim nga institucionet ndaj shkresës së dërguar, ne jemi të detyruar t'i drejtohemi përsëri publikut të gjerë dhe edhe një herë të tërheqim vëmendjen për mungesën e interesit të institucioneve kompetente për zgjidhjen e problemeve të identifikuara.