29. shtator. 2017. | 09:01 | Milos Timotijevic


Gjatë dialogut të brendshëm e domosdoshme është të merren parasysh qëndrimet e Serbëve nga Kosova



Shëndetësia, arsimimi, kthimi, çështjet pronësore, Bashkësia e komunave serbe, vendet e punës të Serbëve nga Kosova janë vetëm disa prej temave të cilët duhen të jenë në rendin e ditës të dialogut e brendshëm për Kosovën në të cilin bënë thirrje Kryetari i Serbisë Aleksandar Vučić, mendojnë pjesëmarrësit e Klubit shoqërorë të Mitrovicës, i cili është mbajtur mbrëmë, Kryetar i Forumit nacional serb Aleksandar Đikić dhe deputet në Kuvendin komunal e Leposaviq-it Nenad Radosavljević.   

“Përgjegjësia për ata të cilit do të jenë pjesëmarrës është e madhe. Dialogu është mjetë i cili doemos nuk duhet të çon te qëllimi. Vërtet, nuk di se kush do të merr pjesë në diçka që është përfundimtare. Problemi i Serbëve nga Kosova është diçka që është grumbulluar me dekada edhe me shekuj, ashtu që është shumë optimiste të thuhet që do të zgjidhet për disa muajt”, thotë Kryetari i Forumit nacional serb Aleksandar Đikić. 

Deputeti në Kuvendin Komunal e Leposaviq-it mendon se në këtë proces duhet të merren parasysh qëndrimet e njerëzve nga Kosova, mirëpo nuk është optimist për pyetjen se në cilin drejtim dialogu i tillë do të qoj.  

“Realiteti është i ashpër. Ne do të jemi pjesa e Kosovës të pavarur, vetëm se ajo  nuk do të quhet ashtu. Më parë na është e nevojshme kthjellja se sa dialogu”, thotë Radosavljević.

Panelistet kanë theksuar pasivitetin e Serbëve nga Kosova si një nga pengesat për përpunimin e platformës si iniciativë e cila do të duhej të rrjedhë nga njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë. 

“Serbët nga Kosova dikush duhet t’i përfaqësoi në këtë dialog, mirëpo parashtrohet pyetja kush. Unë me të vërtet nuk e shoh se kush mundë të jetë. Mendoj se do të befasohemi kur do të paraqitën disa njerëz të cilët do të marrin pjesë në atë”, thekson Đikić. 

“Qenësore është se nga gjithë ajo të fitojmë sa më shumë. Nuk është vetëm shëndetësia, arsimimi, Bashkësia e komunave serbe, por aty ka edhe shumë probleme të tjera. Na kemi hupe të drejtën në punë, kur nuk është i afatizuar kthimi i Serbëve, ekzistojnë shumë prona të uzurpuara. Janë shumë problemet të cilët duhen ta gjendën në rendin e ditës së dialogut”, thotë Radosavljević.

Edhe pse  mendojnë se vetë nocioni dialogu i brendshëm është i paqartë thonë që do t’i jenë të gatshëm të marrin pjesë apo të ndihmojnë njerëzit të cilit marrin pjesë në dialog.