9. janar. 2019. | 04:12


Fillimi i projektit "Mbështetje për promovimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës"



OJQ Aktiv me kënaqësi ju njofton per hapjen e projektit të ri. Grupi Mbështetës i Dialogut Beograd-Prishtinë është një partneritet i organizatave think-tank dhe organizatave të shoqërisë civile që besojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Motivimi për krijimin e një grupi të tillë vjen nga dëshira që përpjekjet individuale dhe kolektive te janë bashkevepruese ne menyre qe të mundesohet qasja inovative për të mbështetur dialogun dhe për të transformuar narativin në publik.

 

 

Organizata partnere përbëhet nga tetë organizata të shoqërisë civile: Grupi Balkanik per hulumtime (BPRG), Demokracia për Zhvillim (D4D), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS), OJQ ACTIV, Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Lëvizja Europiane në Serbi (EMinS), Qendra e Politikave të Sigurisë në Beograd (BCBP), Komiteti i Avokatëve per të Drejtat e njeriut (YUCOM). Organizatat partnere janë gjithashtu anëtarë të Forumit të Shoqërisë Civile që rezultojnë nga Procesi i Berlinit, i cili përkrah zgjidhje të shpejta dhe të qëndrueshme për mosmarrëveshjet bileterale.

Objektivi kryesor i projektit është promovimi dhe informimi rreth aritjeve dhe perfitimeve nga dialogu teknik, për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës duke u fokusuar në një numër te madh të aktiviteteve komunikuese dhe informative, bashkëpunimin ne mes njërit dhe tjetrit, hulumtimin dhe angazhimin lokal.

Grupet e synuara:

  • Publiku i gjerë,
  • Organizatat e Shoqërisë Civile (Gratë dhe Organizatat Rinore),
  • Media,
  • Publik Akademik dhe expert te tjere.

Aktivitetet:

1. Artikuj të përgjithshëm / politik, në media të ndryshme nga perspektiva të ndryshme.

2. Shfaqje televizive dhe intervista të përbashkëta në media për promovimin dhe komunikimin e Dialogut.

3. Web faqet dhe mediat sociale – Krijimi i Web faqes te organizatave partnere ku do te promovohen aktivitetet dhe komunikimet mbi ecurinë e dialogut si dhe krijimi i rrjeteve sociale, duke përfshirë Twitter dhe Facebook.

4. Projekti i gjerë hulumtues rreth ecuris se dijalogut dhe ndikimit te tij, duke u bazuar në perspektivat nga Kosova * (shqip dhe serbisht) dhe Serbia. Tre studime gjithëpërfshirëse, individuale qe do të publikohen së bashku.

5. Konferenca për Paraqitjen e rezultateve të hulumtimit.

6. Vizitat te rinjve, Media, Shoqëria Civile, Organizatat nderkomebetare dhe partnere te interesuar.

7. Partnerët në Kosovë zgjedhin dhe dërgojnë pjesëmarrës në tre aktivitetet te organizuara nga partnerët për të siguruar pjesëmarrje të mëtejshme në prezantimin e temave të lidhura me dialogun dhe forcimin e lidhjeve të konsorciumit.

8. Do të zhvillohen punetoritë në qytete të ndryshme në Serbi dhe Kosovë, me qëllim te informimimit dhe angazhimit te komuniteteve në debatin e Dialogut. Punëtoritë do të shqyrtojnë situatën në terren dhe do ti përdorin këto informacione për aktivitete të tjera.

9.Tryeza të rrumbullakëta lokale: 4 në Kosovë (Gjilan, Pejë, Gjakovë,Mitrovicë) dhe dy në Serbi (Novi Pazar, Kraljevo) - mundësinë e bisedimeve dhe promovimin e dialogut në nivel lokal.

10.Seminar mbi Sundimin e Ligjit dhe Sigurinë - i projektuar për të inkurajuar gazetarët që të raportojnë sakt në aspekte të ndryshme të dialogut.

11.Takimet e Forumit të organizatave partnere - krijimin dhe zhvillimin e konsorciumit, planifikimin e aktiviteteve , diskutimin mbi të gjitha aktivitetet, trajnimet.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Europian dhe Ambasada Norvegjeze.

Më shumë rreth projektit: http://k-s-pag.org/about-us