10. maj. 2019. | 01:54


Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale në pjesën veriore të Kosovës - vazhdimi i projektit dhe aktivitetet që vijojnë



Implementimi i fazës së dytë të projektit "Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale në pjesën veriore të Kosovës", që mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë, ka filluar, pas zbatimit të suksesshëm të fazës së parë të këtij projekti.

Në mënyrë të ngjashme me fazën e parë, ky projekt në fazën e dytë parashikon organizimin e takimit publik të komunitetit në zonat urbane dhe rurale në tërë pjesën veriore të Kosovës. Qytetarët do të kenë mundësi të ndajnë çështjet me të cilat ballafaqohen në baza ditore në komunat ku jetojnë. Për më tepër, ata do të kenë mundësi të takohen me përfaqësuesit e tyre lokal dhe të diskutojnë çështjet që kanë identifikuar më parë. Në këtë kuptim, qytetarët nga katër komunat veriore do të jenë në gjendje të ndikojnë tek vendimmarrësit dhe të ndikojnë vetë në procesin e vendimmarrjes. Përveç kësaj, AKTIV do t'i kushtojë vëmendje të veçantë monitorimit të kërkesave që u janë drejtuar komunave të Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut gjatë fazës së parë të projektit.

 Na ndiqni dhe qëndroni të informuar! Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë projekt, mund të na kontaktoni përmes email-it: office@ngoaktiv.org ose përmes telefonit +383 49 15 41 51.