4. shtator. 2017. | 08:33 | NGO AKTIV


UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR VOTUESIT MBI ZGJEDHJET LOKALE NË ARDHJE



Me qëllim të përafrimit të bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe organizatave të shoqërisë civile nga fushat e informimit publik dhe edukimit të votuesve për zgjedhjet lokale 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi një tryezë të rrumbullakët më datë 22 gusht në KQZ.

Objektiv i këtij takimi ishte inicimi i bashkëpunimit me OSHC-të, të cilat fokusojnë punën e tyre në zgjedhje, informimin e votuesve për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe proceset zgjedhore në përgjithësi (me fokus të veçantë në zvogëlimin e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme). Gjatë këtij takimi, KQZ prezantoi planin informues për zgjedhjet lokale të vitit 2017. Qëllim i takimit ishte gjithashtu shpalosja e pozicioneve dhe planeve të OSHC-ve, për të vlerësuar në këtë mënyrë se në cilat fusha mund të fillohet bashkëpunimi.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin: Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së; Enis Halimi, Kryeshef Ekzekutiv i SKQZ; Azemine Beqiri, Zyrtare e Lartë për Informim të Publikut dhe Brikena Avdyli, IFES.

OSHC-të prezantuan aktivitetet e tyre për zgjedhjet lokale në ardhje dhe theksuan nevojën për bashkëpunim në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, shpërndarjen e materialeve informuese për votuesit dhe ndërmarrjen e veprimeve parandaluese për të zvogëluar numrin e fletëvotimeve të pavlefshme.

Në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, bëhen publike udhëzimet për votuesit dhe këto udhëzime kanë të bëjnë me: afatet dhe procedurën për ndryshimin e qendrës së votimit, afatet për inkorporimin e ndryshimeve në listat zgjedhore, afatet dhe procedurat për regjistrim për ekipet mobile të votimit për njerëzit me nevoja të veçanta.

Informacionet në lidhje me afatin dhe procedurën për ndryshimin e qendrës së votimit janë në dispozicion në linkun në vazhdim.

Informacionet lidhur me inkorporimin e ndryshimeve në listat zgjedhore janë në dispozicion në linkun në vazhdim.

Informacionet mbi procedurat për votim përmes ekipeve mobile për personat me nevoja të veçanta janë në dispozicion në linkun në vazhdim.