16. korrik. 2020. | 06:31
Më datên 16 Korrik ditë e Enjte , u organizua një tryezë e rrumbullakēt për diskutim rreth Propozimit për Amandamentim të Ligjit të Gjuhëve, e pregaditur nga OJQ Aktiv. Projekt propozimi u pregadit me qëllimim tē pērmirsimit të respektimi të dygjuhësisë zyrtare dhe të drejtave gjuhësore në Kosovë.
Propozimi për amandamentim të Ligjit është i bazuar në gjetjet e kërkimeve 'Pengesat gjuhësore për qasje të barabartë në shërbime', e drejtuar nga OJQ Aktiv. Publikimin mund ta gjeni këtu.
Sot tryeza e rrubullakët bashkoi Jurist dhe përfaqesues të shoqërive civile dhe institucioneve për të diskutuar rreth dispozitave ligjore të propozuara nga OJQ Aktiv. Konkluzioni i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se propozimet per ndyrshimet e përmendura në tryezën e rrumbullakët ishin tē domosdoshme , por gjithashtu është e domosdoshme të ndryshohen edhe disa dispozita tjera ligjore tē Ligjit për përdorimin e Gjuhëve, gjithashtu të përmirsohet zbatimi i Ligjit dhe respektohet e drejta e gjuhës në praktikë.
Tryezë e rrumbullakët me përfaqësuesit e Ambasadave dhe Institucioneve Ndërkombëtare me të njejtn temë diskutimi do të mbahet ditën e Premte, datë 17 Korrik. Menjëherë pas përfudimit të konsultimeve me palët e interesuara, OJQ Aktiv do ti rishikoj propozimet për Amandamentim tē Ligjit për Përdorimin e gjuhëve dhe do ti prezentoj ato mē publik.
Tryeza e rrumbullakët ishte e organizuar në kuadër të projektit 'Krijimi i një Kosove Dygjuhēsore', i zbatuar nga OJQ Aktiv dhe i financuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë!
Më shumë për të ndjekur...
12. shkurt. 2018. | 3:20
21. shtator. 2018. | 12:51
10. janar. 2017. | 12:11
28. korrik. 2015. | 3:09
10. janar. 2018. | 3:19
20. janar. 2021. | 10:32
19. janar. 2021. | 10:35
23. dhjetor. 2020. | 4:43
17. dhjetor. 2020. | 10:59