17. maj. 2018. | 01:44


Në tri vitet e ardhshme, çdo i treti person nga enklava serbe planifikon të largohet nga Kosova



Rezultatet e studimeve të fundit statistikore të kryera nga OJQ AKTIV në komunitetet serbe në jug të lumit Ibër tregojnë për gjendjen alarmuese në të cilën të rinjtë e gjejnë veten. Në bazë të hulumtimit u zbulua se vetëm 32% të njerëzve të anketuar, të cilët ishin mes moshës 18 dhe 30, shprehën dëshirën të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën në vendin e tyre aktual. Një numër proporcionalisht i ngjashëm i të anketuarve pohuan se ata ose kishin vendosur për t'u larguar (35%) ose që ishin seriozisht duke e konsideruar atë (33%). Të rinjtë e Kosovës mendojnë që shkaku kryesor i migrimit është papunësina (48.5%), si dhe standardet më të larta të jetesës në vendet e tjera (19.5%). Ndër të anketuarit që shprehën dëshirën për t'u larguar nga vendi i tyre i banimit, 56% thanë se planifikojnë ta bëjnë këtë tre (3) vitet e ardhshme. Ne bazë të përgjigjeve, thuhet se qeveritë lokale nuk
kanë njohuri të mjaftueshme për të rinjtë (66%) dhe ata në përgjithësi nuk
u përgjigjen nevojave të të rinjëve (74.6%). Ky hulumtim u zhvillua si
pjesë e “Point One Program” brenda kornizës së projektit “Civic Energy
Center”, që mbështet nga Fondi i Granteve për Shoqërinë Civile.

/

12. shkurt. 2018. | 3:20

/

14. mars. 2017. | 11:37

*

16. korrik. 2015. | 4:41