25. tetor. 2018. | 03:35


Shkolla e Integrimeve Evropiane 2018: Sundimi i ligjit në nivel lokal



Në kuadër të punëtorisë së dytë me radhë të Shkollës për Integrime Evropiane sot u fol për sundimin e ligjit në nivel lokal.

Dragisha Mijaçiq (Dragiša Mijačić), drejtor i Institutit për zhvillim ekonomik territorial dhe koordinator i Konventës Kombëtare të Serbisë për kapitullin negociues 35 me Bashkimin Evropian, iu foli pjesëmarrësve për pozitën e vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës në procesin e reformës së administratës publike. Vlladimir Megjak (Vladimir Međak), nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi, ishte përgjegjës për temën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore të njeriut në procesin integrimeve evropiane.