29. korrik. 2021. | 02:20
OJQ AKTIV prezantoi sot, 29 korrik në Qendrën e Energjisë Civile (CEC)në Mitrovicën Veriore prezantimin e hulumtimit “Përmirësimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë nga komuniteti sërb”. Ky punim u botua në kuadër të projektit të implementuar nga OJQ Aktiv me mbështetjen financiare të Buraeu of International Narcotics and Law Enforcement Affairs - INL.)
Ky hulumtim është kryer në gjashtë (6) komuna me shumicë serbe në Kosovë (Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, Graçanicë dhe Shtërpcë). Qëllimi i tij ishte të hulumtohen qëndrimet e qytetarëve në lidhje me korrupsionin dhe ndikimin e tij në komunitetet e tyre dhe punën e strukturave të qeverisjes lokale në komunat e mbuluara nga ky hulumtim.
Rekomandimet kryesore
Qytetarët duhet të informohen më mire për rolin e institucioneve në luftimin e korrupsionit, prandaj Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit duhet të organizoj publikimin e informacionit publik të drejtuar drejt komunave me shumicë serbe për të informuar më mirë banorët për punën, rolin dhe kompetencat e tyre.
Qeveritë komunale lokale duhet të punojnë me organizatat lokale të shoqërisë civile për të filluar fushatat e informimit publik drejtuar në inkurajimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.
Krijimi i një qendre gjithëpërfshirëse të informimit (që mund të përfshijë një aplikacion për telefona mobil) që do t’iu siguronte banorëve lokalë informacion mbi korrupsionin, njohjen dhe raportimin e korrupsionit dhe informacione të hollësishme si të përfshihen më shumë në proceset e vendimmarrjes locale.
Faktografia e publikimit është në dispozicion tani online.
Ky punim u botua në kuadër të projektit të implementuar nga OJQ Aktiv me mbështetjen financiare të Buraeu of International Narcotics and Law Enforcement Affairs - INL). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësia e vetme e OJQ-ve Aktiv dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e INL.
28. korrik. 2015. | 3:09
12. shkurt. 2018. | 3:20
21. shtator. 2018. | 12:51
10. janar. 2017. | 12:11
10. janar. 2018. | 3:19
3. gusht. 2022. | 1:05
29. korrik. 2022. | 3:29
15. korrik. 2022. | 11:37
30. qershor. 2022. | 4:56