4. tetor. 2019. | 11:14


PLATFORMA EMPIRIKA PREZANTON PËRMBLEDHJEN E POLITIKAVE PËR INTERESAT KRYESORE TË KOMUNITETIT SERB NË KOSOVË



Më 4 Tetor 2019, Platforma Empirika mbajti një prezantim publik për përmbledhjene politikave, Interesat kryesore të Komunitetit Serb në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj përmbledhje të politikave ishte që, në mënyrë të saktë dhe konkrete, të përshkruaj një numër të interesave kryesore për serbët e Kosovës që do të drejtohen drejt vendimmarrësve të nivelit qendror. Kjo është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijes për këto interesa dhe vendosjen e një niveli të lartë presioni pozitiv mbi aktorët politikë dhe socialë për të avokuar në mënyrë më efektive për ta në nivelin e qeverisjes qendrore. Kjo është e një rëndësie të veçantë në vazhdën e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Gjatë rrjedhës së prezantimit, panelistët diskutuan çështjet e theksuara në permbledhjen e politkave dhe shtjelluan rekomandimet e paraqitura në atëpunim. Kjo po bëhet me shpresën se do të jetë e para në një seri të gjatë iniciativash të ngjashme (dhe më të hollësishme) dhe punës së politikave, dhe se do të arrijë të tërheq vëmendjen e aktorëve institucionalë dhe politikë në mënyrë që të gjenerojë një vrull më të madh për gjetjen e zgjidhjeve sistematike dhe të qëndrueshme për problemet me të cilat përballet komuniteti serb dhe kontribuojnë në nxitjen e një shoqërie më të hapur dhe demokratike.