17. korrik. 2020. | 02:09


A do të ketë vullnet politika për të amandamentuar Ligjin eksiztues për përdorimin e Gjuhëve?



Një konferencë dedikuar Projekt Propozimit për ndryshimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve , u mbajtë ditën e Premte 17 Korrik. Konferenca ishte vazhdim i tryezës së rrumbullakët e mbajtur dje me të njejtën temê diskutimi, të cilën mund ta lexoni këtu.

Konferenca mblodhi përfaqësues të Ambsadave dhe Institucioneve tjera ndërkombëtare të cilat operojnë këtu, po ashtu edhe përfaqësues të shoqërive civile dhe institucioneve. Gjatē konferencës u prezantuan publikimi "Pengesat gjuhësore për qasje të barabartë në shërbime', po ashtu edhe propozimi për Ndryshimin e Ligjit të Gjuhëve e pregaditur nga OJQ Aktiv. Publikimin mund ta gjeni këtu.

Propizimi për ndryshimin e Ligjit të Gjuhëve i pregaditur nga OJQ Aktiv , ka për qëllim të përmirësoj respektimin e dygjuhësisë dhe të drejtën e gjuhës gjatë procedurave gjyqësore në Kosovë. Pjesëmarrêsit e konferencës ishin të informuar që OJQ Aktiv ka tendencë të filloj një kampanjë për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët në muajt në vijim që tia prezantoj Propozimin Kuvendit, në pajtim procedurat e Ligjit për Iniciativë Legjislative. Disa nga pjesëmarrësit shprehen rezeevat e tyre sa i përket vullnetit të politikës për të marrë në konsideratë propozimet per ndryshim të Ligjit në mënyrë që respektimi i të drejtave gjuhësore të përmirësohet në sistemin gjyqësor dhe fusha të tjera.

Menjëherë pas përfudimit të konsultimeve me palët e interesuara, OJQ Aktiv do ti rishikoj propozimet për ndryshim tē Ligjit për Përdorimin e gjuhëve dhe do ti prezentoj ato në publik.

Konferenca ishte e organizuar në kuadër të projektit 'Krijimi i një Kosove Dygjuhēsore', i zbatuar nga OJQ Aktiv dhe i financuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë!

Më shumë për të ndjekur...