20. maj. 2019. | 01:18


Shpërndarjen e materialit



Në kuadër të projektit "Krijimi i një Kosove dygjuhësore" i cili zbatohet nga OJQ-ja Aktiv në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë, janë shpërndarë materiale informuese (Broshura për të Drejtat Gjuhësore, fletushka dhe postera) në komunat e Shtërpcës, Graçanicës, Zveçanit, Leposaviqit, Parteshit dhe Zubin Potokut, si pjesë e fushatës për të Drejtat Gjuhësore në Kosovë.

Qëllimi i kësaj fushate është t'i ofrojë qytetarëve të Kosovës informata të qarta dhe koncize për të drejtat themelore gjuhësore dhe mekanizmat e mbrojtjes së tyre të përcaktuara me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.