29. mars. 2019. | 04:51


Data për aplikim është shtyer deri më 04 Prill, 2019! Ri-shpallje: (2 POZITA) për KËSHILLTAR LIGJOR NË ZYRËN E KOMISIONERIT PËR GJUHËT dhe OJQ-në AKTIV



(Ri-shpallje)

 (2 POZITA) për KËSHILLTAR LIGJOR NË ZYRËN E KOMISIONERIT PËR GJUHËT dhe  OJQ-në AKTIV

Kushtet e përgjithshme

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të Zyrës së Komisionerit për gjuhët (ZKGj), në mbrojtjen e përdorimit të të gjitha gjuhëve zyrtare të Kosovës, projekti do ta mbështesë sektorin Ligjor dhe të Përputhshmërisë në ZKGj për të rishikuar përputhshmërinë e projektligjeve të reja dhe të hartojë legjislacionin plotësues me Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhës, si dhe sektorin e Ankesave për të procesuar ankesat e dorëzuara në ZKGj nga individët dhe institucionet.  Kjo do të arrihet përmes rekrutimit të dy (2) Këshilltarëve Ligjor, të cilët gjithashtu do të ndihmojnë ZKGj-në dhe OJQ-në AKTIV në çështjet ligjore që kanë të bëjnë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha aktivitetet e projektit.

Për këtë arsye, OJQ AKTIV do të rekrutojë dy këshilltarë ligjorë, për të ofruar mbështetje dhe këshilla në ZKGj dhe ekipit i cili e implementon projektin për një periudhë prej rreth 18 muajsh.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Menaxherit të Projektit, këshilltari ligjor do të:

  • Këshillojë dhe ndihmojë ZKGj –në që të implementojë një plan efektiv në trajtimin e ankesave dhe hartimeve ligjore;
  • Ofrojë këshilla ligjore për mangësitë e legjislacionit të propozuar dhe të publikuar në platformën online për konsultime publike;
  • Hartojë dhe propozojë ndaj dërgesave të ZKGj-së për procesin e konsultimeve paraprake dhe konsultimeve publike;
  • Identifikojë zbrazëtirat ligjore në format e ankesave aktuale të ZKGj-së dhe propozojë masa të menjëhershme për korrigjim;
  • Ofrojë këshilla në hartimin e rekomandimeve  ligjore të paraqitura nga ZKGj te institucionet publike;
  • Ndihmojë ekipin në hulumtimin dhe implementim të projektit në çështjet ligjore që lidhen me hulumtime në baza ligjore dhe normative për përdorimin e gjuhëve në Kosovë;
  • Organizojë dhe zhvillojën takime me personat përgjegjës komunal që merren me çështjet e gjuhëve;
  • Ndihmojë ekipin e projektit në ofrimin e raporteve monitoruese vjetore.

 

 

Lokacioni

Këshilltari ligjor do të vendoset bashkërisht në zyrat e OJQ-së Aktiv dhe në Zyrëne Komisionerit për Gjuhët në Prishtinë.

 

Kualifikimet e nevojitura:

  • Diplomë universitare në Fakultetin Juridik (obligative); nivel post-diplomik në fushën e të drejtave të njeriut dhe njohuria në këtë sferë është aset;
  • Të paktën tri vite përvojë pune në fushën e hartimit të çështjeve ligjore, duke përfshirë punën në fushën e sundimit të ligjit, punën në institucionet për të drejtat e njeriut, hulumtime dhe shkrime të raporteve;
  • Aftësi të mira për të punuar sipas një metodologjie të caktuar;
  • Aftësi të mira të TI dhe përvojë në menaxhimin e të dhënave;
  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës Serbe dhe/ose Shqipe  është obligative, kërkohet fuqimisht njohja e shkëlqyeshme e gjuhës Angleze.

Kualifikimet shtesë:

  • Kontakte të gjëra të punës me institucionet lokale në Kosovë në  fushën e gjuhëve;
  • Aftësi të mira të TI dhe përvojë në menaxhimin e të dhënave;
  • Njohuri themelore mbi mënyrën e integrimit të çështjeve gjinore në punën e përditshme dhe demonstrim i ndjeshmërisë gjinore në marrëdhëniet ndër personale;
  • Aftësi të mira organizative dhe administrative.

Paga dhe kohëzgjatja e kontratës:

Paga mujore e këshilltarit është 850 Euro në bruto, me periudhë provuese prej tre muajve e që shpie në angazhim 18 mujor.

Si të aplikoni:

Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një Letër motivuese në email adresë:  office@ngoaktiv.org

Afati i fundit:

Aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se në orën 23:00, më datë 05 prill 2019.