21. janar. 2020. | 10:47


CSO Forum: "Dialogu i drejtpërdrejtë si mjet për stabilitetin rajonal"



I/E nderuar Zotëri / Zonjë,


Kemi kënaqësine t'ju ftojmë në Forumin e OShC-ve: “Dialogu i drejtpërdrejtë si mjet për stabilitetin rajonal”, që do të mbahet në Hotel Emerald, Prishtinë, më 4 dhe 5 Shkurt 2020.


Duke pasur parasysh ngecjen e vazhdueshme në dialogun politik midis Beogradit dhe Prishtinës, objektivi i Forumit të OShC-ve është të krijojë një hapësirë për një dialog konstruktiv dhe shumë shtresor ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile në krijimin e rrugëve për përmirësimin e marrëdhënieve reciproke mes tyre, si dhe komuniteteve në Kosovë.


Forumi do të mbahet gjatë dy ditëve dhe do të përbëhet nga gjashtë panele diskutime: dialogu i lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës, bashkëpunimi ekonomik, diplomacia kulturore, proceset dhe perspektivat e pajtimit, roli i mediave në procesin e dialogut dhe dialogu midis rinisë.


Agjenda e detajuar e forumit dhe lista e panelistëve të konfirmuar mund të gjenden në faqen zyrtare të Forumit CSO. Përkthimi në forum do të ofrohet në Serbisht, Shqip dhe Anglisht.


Regjistrimi online është i detyrueshëm. Ju lutemi regjistroni pjesëmarrjen tuaj jo më vonë se 26 janar duke përdorur këtë link.


Pjesëmarrja në forum, përfshirë drekën dhe pijet freskuese, është pa pagesë. Organizatorët do të rimbursojnë shpenzimet e udhëtimit në shumën e biletës kthyese të autobusit për pjesëmarrësit nga Kosova dhe Serbia.

Ju lutemi vini re se organizatorët nuk janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet e akomodimit të pjesëmarrësve.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në e-mail event@csodialogueforum.org ose me telefon në +383 49 555 476 ose +381 64 5555 160.
Me shumë kënaqësi ju mirëpresim në Prishtinë!

Përshëndetje të përzemërta,

OJQ Aktiv