17. gusht. 2020. | 11:14


Covid-19: Në mes të realitetit dhe dezinformatave / Između stvarnosti i dezinformacija / Between reality and disinformation



OJQ Aktiv në periudhën nga data 13 deri me 20 korrik kreu një hulumtim të opinionit publik në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Qëllimi i hulumtimit ishte të vlerësohen pikëpamjet e serbëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera joshumicë në lidhje me pandeminë COVID-19, dhe se si e shohin efikasitetin e reagimittë qeverive (lokale dhe qendrore).

Rezultatet mund t'i shikoni këtu.

Hulumtimi gjithashtu kishte si qëllim përcaktimin e nivelit të besimit ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore dhe mediave vakumi informativ i krijuar të paktën pjesërisht nga dështimi i institucioneve të komunikojnë në mënyrë efektive me komunitetin joshumicë ka krijuar hapësirë për përhapjen e teorive konspirative dhe formave tjera të “lajmeve të rrejshme”. Rezultatet e marra duket se konfirmojnë hipotezën se dezinformacioni është i përhapur dhe me të vërtetë ka pasur një ndikim të rëndësishëm në perceptimet individuale në lidhje me rrezikun që paraqet COVID-19. Gjithashtu shqetësuese është se të anketuarit duket se kanë një nivel relativisht të lartë të besimit në informacionin që marrin përmes rrjeteve të mediave sociale, ku ka një mbikëqyrje të vogël ose fare nuk kasa i përket kontrollit të cilësisë dhe/ose verifikimit të fakteve. Një rezultat i kësaj është një mungesë e përgjithësuar e rekomandimeve të qeverisë (p.sh. bartja e maskës) dhe skepticizmit të përhapur ndaj të dhënave dhe informacioneve zyrtare.