1. nëntor. 2018. | 09:50


-



OJQ Aktiv, Zyra në Prishtinë, organizoi një takim me Organizatat e Shoqërisë Civile dhe z. Živojin Ćirković, kryetar i ri i sapo zgjedhur i Këshillit Konsultativ për Komunitete. Roli kryesor i këtij trupi është të promovojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe të nxjerrë në pah shkeljen e ligjeve ndaj autoriteteve qendrore.

U tha se bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Konsultativ për Komunitetet dhe Organizatave të Shoqërisë Civile mund të kontribuoj në përmirësimin e shkëmbimit të informatave për problemet me të cilat po ballafaqohen komunitetet në Kosovë.