18. dhjetor. 2018. | 02:12


Thirrja e Platformës së Avokimit Empirika: Rritja e taksave kërcënon të rrezikojë stabilitetin rajonal



Anëtarët e Platformës së Avokimit Empirika - organizata të shoqërisë civile që kanë nënshkruar këtë deklaratë, shprehin shqetësimin e tyre të thellë lidhur me nismat dhe vendimet e fundit të mara nga autoritetet e Kosovës me të cilat janë vendosur taksa mbi trafikun e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Këto vendime dalin në kundërshtim me dispozitat e definuar nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe detyrimet kontraktuale të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim. Gjithashtu, jemi dëshmitarë se këto veprime të njëanshme kontribuojnë në përkeqësimin e mëtejshëm të sigurisë në Kosovë, të cilat kërcënojnë  paqen e vështirë të fituar dhe  na largojnë gjithnjë e më shumë nga procesi i dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.

 

Shqetësim të veçantë paraqet pasiguria e dukshme, paqartësia  dhe frika që përhapet ndër komunitetet lokale, si në veri ashtu edhe në komunat me shumicë serbe në mbarë  Kosovën dhe kërcënon destabilizim të më tejmë të situatës dhe përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike. Ky zhvillim i ngjarjeve në periudhën para nesh  mund të ndikojnë negativisht në çështjet personale dhe të përgjithshme të sigurisë , lirinë e lëvizjes, dhe të drejtat dhe respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve (njerëzve) të cilët jetojnë në Kosovë.

Duke pasur parasysh kompleksitetin e marrëdhënieve midis zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd, si dhe shkeljen e fundit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që pa u vonuar  të tërheq  vendimin e tyre për vendosjen e taksave 100%, dhe në këtë mënyrë të demonstroj gatishmëri që të ndikoj pozitivisht në krizën e krijuar dhe të marë përgjegjësi për uljen e  e shqetësimit  të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë. Ne gjithashtu kërkojmë përmbajtje dhe sjellje të përgjegjshme të të gjitha institucioneve dhe instancave relevante si dhe kthimin në politikën e respektimit të pa kompromis të ligjeve të cilat mbrojnë të drejtat e komunitetit serbe dhe komuniteteve tjera jo-shumicë në Kosovë.

Po ashtu, u bëjmë thirrje përfaqësuesve të qeverisë në Prishtinë dhe Beograd që të maksimizojnë përpjekjet e tyre të cilat do të çojnë në zvogëlimin e tensioneve aktuale dhe të marrin hapa të vendosur për vazhdimin e dialogut të ndërprerë. Përndryshe, intensifikimi i mëtejshëm i situatës ekzistuese në mënyrë të pashmangshme çon në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe hap mundësinë e konfliktit midis komuniteteve të ndara thellë në Kosovë.

Njëkohësisht i bëjmë thirrje  bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë  BE-së dhe shteteve anëtare të  Kuintit , që të maksimizojnë  përpjekjet e tyre  në qetësimin e tensioneve të krijuara, dhe para se gjithash të ndikojnë aktivisht në ri-ngjalljen e procesit të dialogut ndërmjet  Prishtinës dhe Beogradit dhe përmes angazhimit diplomatik të sigurojnë  zbatimin konsekuent të marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut të Brukselit. Insistimi për kthimin në dialog dhe zbatimi efikas i Marrëveshjes së Brukselit duhet të paraqes prioritet absolut për të gjitha palët e përfshira në këtë proces të cilët me veprime të veta duhet të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve dhe vendosjen e besimit ndërmjet komuniteteve në të Kosovës.

Nënshkruesit:

NGO Aktiv

NGO Communication for Social Development - CSD 

NGO Mreža za građanski aktivizam - MGA

NGO Human Centar Mitrovica

NGO Forum for Development and Multiethnic Collaboration - FDMC

NGO Advocacy Centre for Democratic Culture - ACDC

NGO Center for the Rights of Minority Communities- CRMC