11. prill. 2019. | 02:57


Një faqe e re në Facebook: E drejta ime gjuhësore



Në kuadër të projektit Krijimi i një Kosove Dygjuhësore, i cili realizohet nga OJQ Aktiv dhe mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, është krijuar një faqe e re në Facebook e quajtur E drejta ime gjuhësore, me qëllim të promovimit të dy gjuhëve në Kosovë. Qëllimi i kësaj faqe dhe vetë projektit është të promovojë ndryshime të qëndrueshme në politikat dhe praktikat institucionale që lidhen me mangësitë dhe keqpërdorimet në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë. Informacione në lidhje me aktivitetet brenda projektit do të ndahen në faqen e Facebook-ut, duke përfshirë lajmet që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë.

 

Përmes linkut të mëposhtëm, mund të ndiqni dhe të pëlqeni këtë faqe.