11. qershor. 2019. | 10:34


Përkthimin gjatë mbledhjeve të Kuvendit



21.06.2019 10:00 Swiss Diamond, Pristina I përfunduar


OJQ AKTIV ka kënaqësinë të ju ftojë në debatin publik që përfshin Përkthimin gjatë mbledhjeve të Kuvendit në kuadër të projektit Krijimi i një Kosove Dygjuhësore që mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë dhe zbatohet në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët. Qëllimi kryesor i këtij debati është të kontribuojë në informimin e publikut mbi rëndësinë e përkthimit të mbledhjeve të kuvendit dhe për të adresuar çështjet që lidhen me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga Kuvendi i Kosovës.

Gjatë rrjedhës së debatit, OJQ AKTIV do të prezantojë shkurtimisht projektin dhe qëllimin e debatit të hapur duke reflektuar harmonizimin midis Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, duke vazhduar me një panel diskutimi të përbërë nga përfaqësuesit e mëposhtëm institucional :

  • Zyra e Komisionerit për Gjuhët
  • Zyra e Kryeministrit
  • Përfaqësuese e medias
  • Anëtar i grupit parlamentar

Emrat e pjesëmarrësve do te komunikohen dhe do te konfirmohen, ditët në vijim.

Përgjatë debatit do të sigurohen përkthime në gjuhën Serbe, Shqipe dhe Angleze. Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 17 Qershor, përmes e-mail adresës: office@ngoaktiv.org.

Sinqerisht,

OJQ AKTIV

Agjenda

10:00 – 10:10 Fjalim hyrës, moderatori

10:10 – 10:25 Prezantim i shkurtër i projektit dhe qëllimeve të debatit të hapur – AKTIV

10:25 – 11:25 Panel diskutimi

11:25 – 12:00 Sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve

12:00 – 12:30 Pije freskuese

 

Data: 21 Qershor, 2019.
Ora: 10:00- 12:00
Vendi: Swiss Diamond, Prishtinë

Ngjarje të tjera