21. korrik. 2021. | 9:38


PREZANTIMI I HULUMTIMIT Vlerësimi i statusit të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë



28.07.2021 11:00 Swiss Diamond Hotel (Pristina)/ONLINE EVENT I përfunduar


Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë për prezantimin e ardhshëm të botimit tonë Vlerësimi i statusit të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, i cili analizon respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve jo-shumicë në Kosovë gjatë vitit 2020.

Dëshirojmë të përfitojmë nga ky rast për t'ju informuar për datën e prezantimit të këtij botimi, i cili do të mbahet me datë 28 korrik 2021, me fillim nga ora 11:00 në hotelin Swiss Diamond (salla Artana) në Prishtinë. Prezantimi do të pasohet nga një panel diskutim, ku audienca do të ketë mundësinë t’u drejtojë pyetje panelistëve dhe autorëve të botimit. Botimi dhe prezantimet mbështeten nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme.

11:00 Fjalim hyrës nga Miodrag Milićević – Drejtor Egzekutiv (OJQ AKTIV)

11:15 – 11:35 Prezantimi i rezultateve kryesore të hulumtimit nga Caleb Waugh dhe Igor Marković

Panelistet:

Almir Veliji, Zv. Ministër i Zhillimit Rajonal

Raif Krkul, Gazetar

Fatir Berzati, Aktivist rinor

Gazmen SalijevićRomani iniciativa

Me rëndësi është të theksohet se kjo ngjarje do jetë e një karakteri hibrid, që do të thotë se do të ketë një numër të kufizuar vendesh për audiencën (për shkak të masave aktuale të distancës sociale), ndërsa të interesuarit e tjerë do të kenë mundësinë të ndjekin prezantimin përmes platformës Zoom: https://us02web.zoom.us/j/87829572382

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri të Martën, 27 Korrik, përmes e-mail info@ngoaktiv.org

Diskutimi do të zhvillohet në gjuhën serbe dhe do të sigurohet përkthimi në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ngjarje të tjera