22. shkurt. 2021. | 11:43


Debati MSC "Çka pas zgjedhjeve?", 25 shkurt nga 12:00h



25.02.2021 12:00 Online event I përfunduar


OJQ AKTIV ka kënaqësinë t'ju ftojë në debatin e Klubit Social të Mitrovicës "Çka pas zgjedhjeve?". Temat e diskutimit do të jenë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ndikimi në politikën e brendshme në Kosovë, koalicionet e mundshme me përfaqësuesit politikë të komunitetit serb, si dhe nëse dhe në çfarë mase fitorja e Vetëvendosjes ndikon dhe ndryshon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Panelistët në debat do të jenë:

  • Petar Milletiq, ish Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së PSG
  • Behlul Beqaj, analist politik
  • Goran Avramoviq, kryeredaktor i RTV Kim nga Çaglavica.

Ngjarja do të mbahet të enjten, më 25 shkurt me fillim nga ora 12:00.

Debatin do të mund ta ndiqni përmes vegëzës së Zoom-it: https://us02web.zoom.us/j/87180193820

Përveç mundësisë për të dëgjuar opinionet e panelistëve, audienca do të ketë gjithashtu mundësinë të parashtrojë pyetje ose të ndajë pikëpamjet e saj mbi temën e debatit.

Diskutimi do të zhvillohet në gjuhën serbe dhe do të sigurohet përkthimi në gjuhën shqipe dhe angleze.

Me respekt,

OJQ AKTIV

Ngjarje të tjera