13. janar. 2021. | 12:56


MSC debati: Liri, demokraci, (pa)drejtësi: tre vjet nga vrasja e Olliver Ivanoviqit



15.01.2021 15:00 Online event I përfunduar


Tre vjet nga vrasja e Olliver Ivanoviqit, derisa autorët dhe ata që urdhëruan këtë krim nuk janë sjellë para drejtësisë. Pse është kështu? A i besojmë sistemit gjyqësor që po heton vrasjen e Ivanoviqit? A është dhe sa e rrezikshme është të merresh me politikë sot? Cilat janë pasojat e vrasjes së Olliver Ivanoviqit për shoqërinë në veri të Kosovës, Kosovë dhe Serbi?

Për këto tema në debatin online të Klubit Social të Mitrovicës "Liri, demokraci, (pa)drejtësi: Tre vjet nga vrasja e Olliver Ivanoviqit ", organizuar nga OJQ Aktiv do të flasin:

Millivoje Mihajlloviq, gazetar, ish drejtori i Radio Beogradit

Alleksandar Ivanoviq, avokat dhe nip i Olliver Ivanoviqit.

Moderatore: Lubica Gojgiq

Debati do të mbahet të premten, më 15 janar me fillim nga ora 15:00.

Ngjarjen do të mund ta ndiqni përmes linkut të Zoom-it: https://us02web.zoom.us/j/81015483683

Përveç mundësisë për të dëgjuar opinionet e panelistëve, audienca do të ketë gjithashtu mundësinë të parashtrojë pyetje ose të ndajë pikëpamjet e tyre mbi temën e debatit.

Diskutimi do të zhvillohet në gjuhën serbe dhe do të sigurohet përkthimi në gjuhën shqipe dhe angleze.

Me respekt,

OJQ Aktiv

Ngjarje të tjera