26. mars. 2021. | 1:22


Forum future 2021, 30 dhe 31 Mars



30.03.2021 10:00 Civic Energy Center, Mitrovica I përfunduar


Forum Future 2021 "Gjuha si urë"

Një konferencë dy-ditore që do të mbahet në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut  30 dhe 31 Mars 2021.

Njëzetedy vjet pas konfliktit, shqiptarët dhe serbët në Kosovë mbeten poltikisht dhe socialisht të ndarë nga njëri-tjetri dhe nuk ka ndjesi për një të ardhme apo qëllime të përbashkëta midis këtyre dy grupeve. Shoqëria Civile e Kosovës, në ndjekje të objektivave të veta, shpesh neglizhon procesin e pajtimit.

Investimi në të ardhmen kërkon investime në dialog të hapur dhe të ndershëm, me pjesëmarrjen e ekspertëve përkatës, sociologëve, etnologëve, historianëve, përfaqësuesve politikë, drejtuesve të komunitetit dhe individëve të tjerë me kredencialitete të mjaftueshme për të ndikuar në perceptimin e publikut.

Këtë herë ne adresojmë çështjen e hendekut gjuhësor ekzistues midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Kjo pengon ndërveprimet ndëretnike dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet, në fund të fundit duke parandaluar anëtarët e të dy komuniteteve, në veçanti të segmenteve të tyre më të rinj, të angazhohen me njëri-tjetrin në krijimin e një shoqërie vërtet multietnike dhe shumëgjuhëshe.

Qëllimi i konferencës do të jetë ofrimi i diskutimit publik dhe të hapur për trajtimin e së kaluarës, marrëdhëniet e tanishme dhe të ardhshme midis serbëve dhe shqiptarëve.

Shënim: Numri i shikuesve të drejtpërdrejtë është i kufizuar për shkak të situatës pandemike, nëse dëshironi të jeni në audiencë, ju lutemi regjistrohuni në panelin për të cilin jeni të interesuar përmes emailit: applications@ngoaktiv.org
 

Ngjarje të tjera