17. qershor. 2019. | 8:17


Forum : Identiteti civil përtej ndarjeve etnike



26.06.2019 10:00 Hotel Sirius Pristina I përfunduar


OJQ Aktiv ka kënaqësinë të ju ftojë në forumin e titulluar "Identiteti civil përtej ndarjeve etnike" që do të zhvillohet më 26 Qershor 2019, në orën 10:00 në Hotel Sirius në Prishtinë.

Ekziston një mungesë e dukshme e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave joqeveritare serbe dhe atyre shqiptare në fusha të tilla si promovimi i të drejtave universale, vlerave demokratike, si dhe problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komuniteteve të tjera. Diskutimi i forumit do të fokusohet në atë se si mund të ndërtohet dhe të përmirësohet bashkëpunimi aktual dhe se si mund të bëhen përpjekje të reja për të pasur hapsirë të re për OShC-të për të kuptuar më mirë çështjet që prekin komunitetet e tyre dhe si mund të bëhen përpjekje të përbashkëta për t'i adresuar ato.

Gjatë konferencës do të ofrohen përkthime në gjuhën Serbe, Shqipe dhe Angleze. Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri të Hënën, më datë 24 qershor, përmes e-mailit: office@ngoaktiv.org

 

Ngjarje të tjera