20. mars. 2019. | 10:10


Debat: Detyrimet institucionale mbi Respektimin dhe Promovimin e të Drejtave Gjuhësore



26.03.2019 13:00 Civic Energy Center I përfunduar


OJQ Aktiv ka kënaqësinë të ju ftoj në debatin publik Detyrimet institucionale mbi Respektimin dhe Promovimin e të Drejtave Gjuhësore që do të mbahet si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese publike mbi të drejtat gjuhësore, brenda fushëveprimit të projektit Krijimi i një Kosove Dygjuhësore, që mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe implementohet në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhë.

Qëllimi thelbësor i këtij debati është të kontribuoj në njohuritë publike të kornizës ligjore kur ekziston mekanizmi drejtues i dizajnuar për të mbrojtur të drejtat gjuhësore. Përgjatë këtij debati, OJQ Aktiv do të prezentojë projektin duke vazhduar tutje me një panel diskutimi të përbërë nga përfaqësues institucional:

  • Zyra e Komisionerit për Gjuhë, Slaviša Mladenović
  • Institucioni i Avokatit të Popullit, Marija Radulović
  • Zyra e Kryeministrit, Ivan Milojević
  • Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve, Budimir Ničić

Përgjatë debatit, do të sigurohen përkthime në gjuhën Serbe, Shqipe dhe Angleze. Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri të Premten, 22 Mars, përmes e-mail office@ngoaktiv.org.

Ngjarje të tjera