13. nëntor. 2019. | 3:14


Conferenca: Analiza e Trendit 2019: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë



19.11.2019 12:00 Civic Energy Center, NGO Aktiv, Mitrovica North I përfunduar


Me shumë kënaqësi OJQ Aktiv dhe Radio Kim ju ftojnë të merrni pjesë në konferencën e titulluar "Analiza e Trendit 2019: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë" gjatë së cilës do të prezantohen rezultatet e hulumtimit të realizuar me të njëjtin emër. Ngjarja do të zhvillohet të martën, më 19 Nëntor 2019, në orën 12:00, në Qendrën e Energjisë Qytetare (në ambientet e OJQ Aktiv, rruga 183a Petra I, Mitrovica e Veriut.)

Folësit e mëposhtëm do të jenë të pranishëm në konferencë:

• Bodo Weber, bashkëpunëtor i Lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit,

• Željko Tvrdišić Gazetar,

• Nenad Radosavljević, Drejtor, RTV Mir,

• Miodrag Milićević, Drejtor Ekzekutiv, OJQ Aktiv.

Për pesë vitet e fundit, Analiza e Trendit ka gjurmuar qëndrimet e komunitetit serb në lidhje me çështjet kryesore sociale-politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë. Në këtë mënyrë ai është bërë një platformë që ka theksuar dhe nxjerrë në pah tendenca të shumta për sa i përket zhvillimeve socio-politike në Kosovë, veçanërisht brenda komunitetit serb.

Përkthimi do të ofrohet në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze.

Përshëndetje të përzemërta,

OJQ Aktiv

Ngjarje të tjera