17. mars. 2019. | 9:27


Konferencë: “Integrimi i Juridiksionit në Kosovën e Veriut”



20.03.2019 10:00 Hotel Sirius Pristina I përfunduar


OJQ  Aktiv ka kënaqësinë të ju ftoj në konferencën: “Integrimi i Juridiksionit në Kosovën e Veriut”

Folësit do të jenë:

  • Jelena Krivokapic, Gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës
  • Shkelzen Maliqi, Drejtor i Sekretariatit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  • Dusan Radakovic, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)

Gjatë vitit të kaluar OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) ka kryer hulumtim mbi integrimin e Juridiksionit në Kosovën e Veriut. Rezultatet e këtij hulumtimi do të prezentohen shkurtimisht, kurse diskutimi do të jetë më i fokusuar në gjendjen aktuale të integrimit të këtij Juridiksioni. Ky diskutim do të organizohet brenda kornizës së platformës së mbrojtjes “EMPIRICA”.

Gjatë konferencës do të sigurohen përkthime në gjuhën Serbe, Shqipe dhe Angleze.

Sinqerisht,

OJQ Aktiv

Ngjarje të tjera