23. shkurt. 2022. | 9:18


Ekspozita artistike Adon Pajaziti



28.02.2022 17:00 Gallery Monet, Pristina I përfunduar


OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim kanë kënaqësinë t'ju ftojnë në ekspozitën e fotografive të Adon Pajazitit, e cila do të mbahet më 24 shkurt në Mitrovicën e Veriut (Qendra Civile e Energjisë), dhe më 28 shkurt Galerinë Monet Prishtinë duke filluar nga ora 17:00, ndërsa ekspozita do të zgjasë tri (3) ditë.

 

Adon Pajaziti është një fotograf i ri premtues nga zona e Prizrenit, i cili është i përkushtuar për të fotografuar natyrën dhe jetën e komunitetit të tij boshnjak. Ekspozita e tij e fotografive, e cila do të hapet për publikun për tri ditë, paraqet natyrën e rajonit të Prizrenit, si dhe jetën e përditshme të boshnjakëve nga rajoni i Prizrenit dhe sigurisht që do t'ju frymëzojë të perceptoni diversitetin e shoqërisë sonë në një dritë tjetër.

 

Adoni është autor i filmit të shkurtër “Pasuria e natyrës”. Filmi është i shkurtër dhe është përkthyer në gjuhën boshnjake, shqipe, angleze dhe latine. Qëllimi kryesor i këtij filmi është të vërtetojë se sa e rëndësishme është natyra për ne dhe si duhet të ruajmë mjedisin, qëllimi i dytë është njohja me të gjitha llojet e shpendëve që jetojnë dhe migrojnë në zonën tonë dhe më gjerë.

 

Agjenda:

17:00 - 17:10 Mbërritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

17:10 - 17:20 Hyrje e shkurtër, Kaltrina Shala (KCR)

17:20 - 17:40 Shfaqja e dokumentarit Pasuria e Natyrës

17:40 - 18:00 Diskutim me autorin dhe hapjen e ekspozitës fotografike

18:30 -            Koktej

 

Për më shumë informata kontaktoni: igor.markovic@ngoaktiv.org

 

Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian në Kosovë përmes projektit “Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe të komunitetit në Kosovë” i zbatuar nga OJQ AKTIV, si anëtar të Koalicionit të Kosovës për Pajtim (KCR).

 

SHËNIM: Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrëset/sit të pajisen me certifikatën e vaksinimit me së paku 2 doza.

Ky aktivitet do të zhvillohet në përputhje me "Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19" të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe "Projektligji për prandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19".

Ngjarje të tjera