Manuela Petrović - Project Assistant



Manuela Petroviq është asistentja jonë e re e projektit në kuadër të projektit "Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të zarabartë" (ALVED). Manuela ka diplomuar në menaxhimin e shërbimeve publike në Kolegjin e biznesit ndërkombëtar në Mitrovicë (IBCM) dhe është aktiviste rinore me përvojë për më shumë se një dekadë kryesisht për përmirësimin e shërbimeve institucionale. Manuela ka përvojë pune si në institucionet e nivelit lokal ashtu edhe në atë qendror, si dhe me organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, ajo është e njohur mirë me statusin e grupeve të ndryshme të cenueshme të njerëzve dhe nevojat e tyre. Manuela do të jetë pjesë e ekipit të projektit që do të zhvillojë strategji dhe aktivitete të ndryshme për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike dhe sociale në nivel lokal.

"Ne jemi të barabartë para ligjit dhe kemi të drejta të barabarta për shërbimet sociale dhe të tjera publike.“